Erdogan bën me ‘dhimbje koke’ Greqinë: Do bëjmë referendum për turqit në Trakë

Presidenti i Turqisë Recep Erdogan duket se kërkon zonat jashtë Shqipërisë ku jetojnë turq.

Gjatë një fjalimi ditën e sotme për Mosulin, Erdogan ka thënë se duhet të bëjnë një referendum popullor në zonat ku jetojnë turq, që u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920. Mes shumë vendeve, Presidenti turk përmendi Trakën Perëndimore në Greqi, Qipro, ishujt në Egje por edhe Selanikun.

“Turqia ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezërit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, është shprehur Erdogan.

Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor.

Këto deklarata të kreut të shtetit turk kanë marrë reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë, e cila thotë se Traka është greke dhe mendime të tjera që bien ndesh me Traktatin e Lozanës janë të rrezikshme dhe rrezikojnë stabilitetin rajonal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu