Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka shprehur dyshimet e tij mbi akuzat për terrorizëm ndaj të arrestuarve serbë në Malin e Zi, përfshirë edhe ish-shefin e Xhandarmërisë, Bratisllav Dikiç.
“Zoti Dikiç për çdo ditë është kundër pikëpamjeve të Qeverisë së Serbisë, por unë do të doja të dëgjoja informacione serioze se ai ka qenë duke planifikuar akte terroriste”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se bazuar në informacionet që ka nga shërbimet serbe, personalisht nuk beson në këto akuza.
“Do të doja që burgosja e njerëzve nga Zubin Potoku nuk është e bazuar në dëshmitë e Komandantit shqiptar të Policisë, Selimaj, por frikohem se kemi të dhëna që është ashtu. Prandaj, mendoj që kjo nuk ka qenë arsye serioze.
Presim të shohim mos ka diçka tjetër. Por, nëse çdo gjë është e bazuar në deklaratat e Selimajt, e për këtë kemi të dhëna, sepse ai i ka paraqitur policisë malazeze përfaqësuesit të lëvizjes së Ravnogoriane, të cilët në fakt janë armiqtë e mi politik.
Por kjo nuk do të thotë se janë terroristë.
Nëse kjo ka qenë arsyeja, atëherë unë nuk mendoj se ka qenë arsye e fuqishme për fjalë të tilla, ose hajde ta presim ndonjë gjë më tepër se deklaratat e Selimaj”, ka thënë kryeministri serb.
Ai ka shtuar se Dikiç asnjëherë nuk ka qenë i implikuar në aktivitete terroriste, raporton “Tanjug”.