Sipas një studimi të fundit përtypja e çamçakëzit shkrin kalori shumë të mëdha në trupin e njeriut.
Sipas studimëve përkatësisht 11 kalori në një orë.
Por nëse përtypni çamçakëz për çdo ditë nga katër orë, për një javë do të shkrini 308 kalori. Kjo është 1.232 kalori në muaj, ose 14.784 kalori në vit.
Cili është dallimi në kalori ndërmjet çamçakëzit me sheqer dhe pa të?
Çamçakëzët që përmbajnë sheqer kanë pesë kalori më tepër.
A janë çamçakëzët të dëmshëm për dhëmbët?
Siç shkruan revista “Plos One”, çamçakëzët pa sheqer nuk janë të dëmshëm për dhëmbët, përkundrazi. Ndikojnë në kujdesin e shëndetit oral. Një i tillë mund të largojë edhe deri 100 milionë baktere nga goja, për vetëm 10 minuta. Por pas 10 minutash duhet ta pështyni, në të kundërtën bakteret vetëm shëtisin nëpër gojë./albeu.com/