Austria vendos të shkatërrojë shtëpinë e Adolf Hitler (FOTO LAJM)

Shteti Austriak ka vendosur unanimisht që shtëpia në të cilën ka jetuar Adolf Hitleri të shkatërrohet dhe në themelet e saj të ngrihet një godinë e re.

“Shtëpia e Hitlerit do të shkatërrohet. Themelet mund të ruhen por një godinë e re do të ngrihet”, deklaroi ministri austriak i Punëve të Brendshme, Ëolfgang Sobotka, në një intervistë për të përditshmen “Die Presse”. Godina e re do të shërbejë për një përdorim administrativ ose edukues.

Shtëpia që ndodhet në qendër të Braunau-am-Inn, në veri të vendit, në kufij me Gjermaninë, është e pabanuar që prej vitit 2011 dhe tërheq regullisht neonazistë, por edhe manifestime antifashiste.

Por para se të kërkojë të rëzojë godinën e verdhë ku Hitleri lindi më 20 prill 1889 dhe ku jetoi për tre vite, qeveria austriake duhet t’i japë fund procedurave të shpronësimit, pasi nuk ka gjetur dot gjuhën e përbashkët me pronaren aktuale, Gerlinde Pommer.

Familja e saj ka në pronësi këtë vend prej më shumë se një shekull, përveç një ndërprerje të shkurtër gjatë periudhës naziste kur ajo ia shiti shtëpinë Martin Bormann-it, shumë i afrët me Hitlerin.

Tashmë historianët dhe ekspertët sugjerojnë ta shndërrojnë në një vend arsimor, të tjerë në të kundërt kanë kërkuar për depolitizimin e plotë të kësaj godine duke propozuar gjithashtu që të transformohet në një supermarket ose kazermë për zjarrëfiksit para të cilave askujt nuk do t’i vejë në mendje të bëjë foto./albeu.com/

shtepia e hitlerit


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu