Megjithatë duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi pija është pikante, kështu që para se ta përdorni duhet të konsultoheni me mjekun.
Përbërësit:
– 700 ml uthull molle
– 1/4 e gotës hudhër të copëtuar imët
– 1/4 e gotës qepë të karamelizuar
– 2 speca të freskët
– 1/4 e gotës xhenxhefil të freskët
– 2 lugë rrepë
– 2 lugë kurkumë (turmenik)
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit, me përjashtim të uthullës, i vendoni në një enë. I përzieni mirë, masën e hidhni në kavanoz dhe shtoni uthullën.
E përzieni kavanozin në mënyrë që përbërësit të bashkohen. Ta ruani në vend të ftohtë dhe pa lagështi, për 14 ditë.
Pas dy javëve kullojeni përbërjen, për kullim më mirë këshillohet të përdorni një fashë.
Konsumoni një lugë të madhe në ditë.