LAJMI I FUNDIT/ Ja detajet e personit që kërcënon se do hidhet nga vinçi

Personi i cili kërcënon se do të hidhet nga vinçi ka veshur pantallona xhins dhe një kanatiere. Teksa qëndron i ulur në vinç, ai apelon për ndihmë nga shteti. “Jam jetim, shteti më ka hedhur në rrugë”, janë fjalët e tij.

Ende nuk dihet sesi personi në një moshë të re, rreth 30-vjeç, ka arritur që të shpëtojë nga vëmendja e punonjësve të stadiumit duke u ngjitur në vinç, ku lartësia llogaritet rreth 50 metra.

Policia dhe zjarrfikësit kane mbërritur në vendin e ngjarjes, për të negociuar me të. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu