Vdes një strugan i burgosur rrugës nga Idrizova për në spitalin e Shkupit

Një 46-vjeçar me inicialet Z.S. nga fshati Radozhdë i Strugës ka vdekur dje rrugës nga burgu i Idrizovës për në klinikat e Shkupit, njoftoi policia.

Në polici është raportuar se mbrëmë rreth orës 21:45, gjatë transportimit me autoambulancë nga burgu i “Idrizovës”, për në Klinikë, ka vdekur gjatë rrugës i burgosuri, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë vetëm ka konstatuar vdekjen, tdeansmeton TetovaSot.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi mjeko-ligjore.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu