Aktorët e njohur, Demet Ozdemir dhe Can Yaman kanë rrëmbyer zemrat e fansave me rolet e tyre në serialin “Erkenci Kus”, një nga serialet turke më të shikuara aktualisht.
Çifti i serialit të njohur po komentohet se ka vazhduar lidhjen edhe jashtë serialit. Edhe pse në mediat turke qysh moti është përfolur për një lidhje të mundshme mes tyre, megjithatë ata nuk janë deklaruar hapur.
Por, ajo që ka ngjallur reagime është komenti që Cani i ka dhënë Demetit, e njohur me rolin e Sanemit te ky serial.
Ajo ka publikuar disa fotografi nga seriali dhe Cani i ka lënë një koment të ëmbël, transmeton rtv21.
“Jam shumë me fat që po luaj sy më sy me ty”, i ka komentuar ai.
Por, ende nuk dihet qartë se cila është e vërteta rreth çiftit të serialit të njohur.
Kujtojmë se 29-vjeçari ka prejardhje shqiptare dhe është i njohur për rolet e tij edhe në serialet “Inadina Ask”, “Dolunay” e shumë seriale tjera.
FOTO: