LR-PDSH, Uniteti dhe RDK sot zyrtarizojnë koalicionin

Tre partitë opozitare LR-PDSH, Uniteti dhe RDK sot pasdite do të zyrtarizojnë koalicionin midis tyre. Marrëveshja do të nënshkruhet në hotel “Arka” në Shkup, mes kryetarit të LR-PDSH Ziadin Sela, kryetarit të Unitetit Gëzim Ostreni dhe kryetarit të RDK, Vesel Memedi.

Siç mëson INA pas nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet prezantimi i pikave të marrëveshjes për koalicionim, platforma e përbashkët dhe shprehja e vullnetit për të unifikuar të gjithë partitë e tjera opozitare jashtëparlamentare dhe shoqërinë civile për zgjedhjet e 11 dhjetorit. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu