Në rrjetet sociale sërish po shpërndahet një fotografi e komandantëve të ish-UÇK-së të vrarë pas luftës së vitit 2001
“Kush e ka radhën!?” është porosia që përcillet me këtë foto ku janë të shfaqur disa nga komandantët e UÇK-së të vrarë paslufte duke nisur nga vrasja e 10 viteve më parë e Nuri Mazarit – komandant Strugës, e cila nuk u zbardh asnjëherë dhe që ishte gati një skenarë i ngjajshëm me vrasjen e djeshme të komandant Shqiponjës, informon INA.
Më pas radhiten në foto edhe Isa Lika, komandanti i UÇK-së nga Tetova, duke vazhduar me komandantin legjendar Harun Aliu – Kushtrimi.
Në këtë foto janë edhe dy komandantët kryesor të betejave të UÇK-së në 2001, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj që u vranë gjatë ngjarjeve të Kumanovës më 9 dhe 10 maj. Pas tyre vjen komandant Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja.
Në foton e fundit është një profil i zbrazët duke dhënë porosinë se kush mund të jetë komandanti i radhës.