Ajo është ish praktikante në Kuvendin e Maqedonisë, prej ku është paraqitur në Shkollën për lider të rinj, që organizohet nën patronatin e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Në këtë shkollë ka rënë në sy me aktivitetin e saj dhe ka marrë ofertë të angazhohet në kabinetin e presidentit. Pranvera Imeri nga Tetova, e diplomuar në Shkencat politike në Universitetin e Evropës Juglindore, është këshilltarja më e re shqiptare në kabinetin e presidentit maqedonas, e cila gjatë kohës së lirë nuk heziton të postojë fotografi çasti në profilin e saj në facebook.