Sllobodan Bogoevski të shtunën sjell detaje të reja për aferën “Telekom”?

Ish drejtori i Shërbimit sekret maqedonas, Sllobodan Bogoevski, të shtunën pritet të paraqesë detaje të reja lidhur me aferën Telekom. Më 22 tetor ai do të bëjë promovimin e një libri autorial që ka të bëjë me historinë e Maqedonisë, lidhur me dilemat e krijuara nëse maqedonasit janë sllavë ose antikë.

Mirëpo meqë bëhet fjalë për personin i cili dha dëshminë para gjykatës së Nju Jorkut për aferën Telekom, pritet që gazetarët të shprehin interes për detaje të reja nga Bogoevski për këtë aferë. Në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut, Bogoevski ka përmendur kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, dorën e tij të djathtë, Musa Xhaferin dhe ish kryeministrin Vllado Buçkovski, se kanë marrë miliona euro mito nga një ndërmjetësues grek, për të vazhduar monopolin e Magyar Telekomit me çka kanë dëmtuar qytetarët e Maqedonisë.

Ai madje pat thënë se edhe atentati ndaj ish funksionarit të BDI-së, Abdylhalim Kasami ka qenë i ndërlidhur me milionat korruptive të aferës Telekom.

BDI pat paralajmëruar se do të padisë Bogoevskin për dëshminë e tij. Në ndërkohë kjo parti ka paditur mediume dhe gazetarë, mirëpo assesi nuk po ja mban ta padisë Bogoevskin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu