Në qoftë se me gjithë mend e kemi vizion për t’i ndryshuar gjërat, për të mos i përsëritur gabimet, për të sjellë diçka të re dhe në fund të fund për të justifikuar ndryshimin kërkohet të reformohemi për themeli si arsim dhe si shoqëri!
Shteti, ata që përherë bëjnë qeverisjen sikur e kanë mësuar përmendësh moton:”Na duhen 100 ditë” për të dëshmuar suksese.Megjithkëtë, në thelb, këtu më nuk është fjala për 100 ditë, apo për 200 ditët e para të cilësdo qeversije, por fjala është tek shpikjet e huaja, tek shpikjet e vendeve të zhvilluara, me të cilat ne kurqysh nuk mund të krahasohemi!
Ajo që bie në sy, është vullneti për t’i thënë gjërat hapur, ashtu siç janë. Për ta pranuar të vërtetën, pa patur frikë, pa asnjë lloj paragjykimi për të gjitha ngjarjet në shtet, por me theks të veçantë në fushë arsimore.Vlerësoj se përherë kanë qenë njerëzit profesionist ata që e bëjnë të vërtetën e madhe dhe jo e vërteta ti bëjë njerëzit e mëdhenj.
Edhe sot e kësaj dite vazhdon të rritet me shpejtësi numri i nxënësve që nuk dëshirojnë të lexojnë! Frekuentimi dhe fiktiviteti janë pa mëdyshje shqetësim në shkollat tona. Ky është realiteti.
Ta zëmë në shtete e Bashkimit Evropian, ku ka liberalizim të shkollave, nuk shkojnë më shumë se 30% e nxënësve në shkolla të mesme. Atëherë pse ndodh një gjë e tillë në këto hapësira? Ndodhë se arsimi profesional është në krizë. Po të shtojmë edhe mungesën e tregut të punës, kuptohet pse “vrapohet drejt gjimnazeve”. Nxënësit mendojnë se u shtohen shanset për të ardhmen me gjimnaze, se sa me ndonjë shkollë tjetër të mesme. Është e papranueshme, jo e drejtë, pa kuptim që shkolla të ndryshme profesionale nuk e gëzojnë statusin e shkollës së mesme. Për rrjedhojë një numër jo i vogël nxënësish, pasi mbarojnë këto shkolla, dynden drejt gjimnazeve. Ata e shohin këtë si rrugën e vetme drejt shkollës së lartë dhe më pas sigurimin e një vendi pune.
Duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë populizmat, subjektivizmat, diletantizmat në fushën e arsimit.Nga konkurenca e ideve, alternativave nuk ka të humbur.E humbur është koha që po e lëmë të ikë kot. Të eksperimentosh pa fund është e rrezikshme. Sidomos kur është fjala për shkollën, ne s’bëjmë gjë tjetër, veçse thellojmë mëkatin disavjeçar ndaj saj.
Në shumë vende europiane kanë ekzistuar dhe ekzistojnë institucione të tilla, të cilat janë tepër funksionale.Decetralizim do të thotë politikë e kohës arsimore. Decentralizim është veteqeverisje.Decentralizim do të thotë ti kthesh popullit institucionin e shkollës. Gjendja e sotme është syhapur e centralizuar.
Kalojnë vitet. Kthen kokën mbrapa, të ndjekin pas nostalgjia, ndërsa para teje shfaqet e ardhmja e paarritshme. Vjen një çast që të duhet të zgjedhësh. Koha ka ardhur të marrim mendime, të vendosen ligje dhe ne na duhet të vendosim. Jeta kërkon përgjegjësi, guxim, zgjuarësi.