E gjithë bashkësia ndërkombëtare në këmbë për ti monitoruar zgjedhjet e 11 dhjetorit

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski sot u ka dërguar ftesa kryetares së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Kristine Mutonen, kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Shulc, kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Pedro Agramunt dhe kryetarit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Majkëll R. Tarner, që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Veljanovski në ftesë i njofton të lartpërmendurit se nëse kanë për qëllim ti ndjekin zgjedhjet ta njoftojnë KSHZ-në, e cila e përcakton procedurën e monitorimit të zgjedhjeve.

Në Kodin zgjedhor, në nenet 161 dhe 162 është paraparë që tërë procesin zgjedhor mund ta vëzhgojnë organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja dhe shoqata të regjistruara vendore. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu