Clinton-Trump sonte në debatin e fundit

Hillary Clinton dhe Donald Trump sonte vonë ballafaqohen në debatin e tretë dhe të fundit në kuadër të fushatës presidenciale për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Ky debat shihet si mundësia e fundit për kandidatin republikan, Donald Trump, që ta ndalë rënien e mbështetjes para zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Mbështetja për Trumpin është dobësuar prej publikimit të një videoje më 8 ntetor, me xhirimet e vitit 2005, ku ai bënte komente tejet vulgare për femrat.

Prej atëherë, disa femra janë paraqitur dhe e kanë akuzuar zotin Trump për sulme seksuale kundër tyre.

Kellyan Conway, nga fushata e Trumpit, sot ka pranuar se të nominuarit republikan për president i duhet “kthim” në javët finale para zgjedhjeve.

Aktualisht hulumtimet e opinionit e favorizojnë zonjën Clinton, e nominuar e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.

Por, ajo ballafaqohet me më tepër pyetje lidhur me autenticitet dhe besueshmëri, pasi WikiLeaks më 15 tetor i ka publikuar transkriptet e vjedhura të fjalimeve me pagesë të zonjës Clinton për Wall Streetin.

Në këto fjalime, ajo i është shmangur që në mënyrë direkte ta akuzoj Wall Streetin për krizën financiare të vitit 2008.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu