Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve presidencialë, Hillary Clinton dhe Donald Trump u mbajt në Las Vegas dhe përfshiu tema mbi gjykatën e lartë, imigracionin dhe ekonominë, politikën e jashtme hde abortin
Hillary Clinton fitoi debatin e fundit presidencial, kundër Donald Trump me një diferencë 13 pikësh sipas një sondazhi të CNN / ORC, duke i dhënë demokrates një fitore të pastër në të treja debatet presidenciale të këtij viti.
Në përgjithësi, 52% e personave që ndoqën përplasjen televizive dje mbrë ma, menduan se Clinton pati një paraqitje më të mirë, Nga ana tjetër 39% mendonin Trump bëri një pun ë të mirë .
Zonja Clinton premtoi se do ta mbrojë abortin e legalizuar, ndërsa zoti Trump nuk pranoi të thoshte direkt nëse mendon se vendimin për legalizimin e abortit duhet përmbysur.
Zoti Trump tha se zonja Clinton do që të shpallë amnisti për imigrantët e paligjshëm. Ai gjithashtu akuzoi zonjën Clinton se do që të hapë kufirin.
Ai tha se nëse bëhet president ai do të garantojë që “burrat e këqij”, duke përdorur fjalën spanjisht për burrat, të deportohen sa më shpejt.
Clinton tha se ajo është më e zonja për sigurinë e kufirit, por se ajo është kundër planeve të zotit Trump. Ajo tha se planet e tij për të dëbuar mijëra banorë pa dokumenta, do të ndanin familjet.
Përsa i takon ekonomisë, zonja Clinton tha se plani i saj ekonomik do të krijojë shumë mundësi për amerikanët e klasës së mesme.
Ajo tha se plani i saj do të hapë 10 milionë vende të reja pune dhe se do t’i gjejë fondet duke i detyruar të pasurit dhe korporatat që të paguajnë përqindjen e duhur të taksave.
Zoti Trump e quajti planin e zonjës Clinton për taksat,transmeton syri.net, katastrofik dhe që sipas tij do të sjellë si rezultat rritje masive taksash. Ai premtoi se do të rinegociojë Marrëveshjen për Tregëtinë e Lirë, NAFTA.
Kandidati republikan i hodhi poshtë përsëri akuzat se kishte ngacmuar disa gra. Ai tha se nuk “i kishte kërkuar falje as gruas së tij”, pasi siç tha ai, nuk kishte bërë asgjë. Ky pohim bie ndesh me një intervistë të bashkëshortes së tij Melania, ku ajo thotë se ai kishte kërkuar ndjesë.
Zonja Clinton akuzoi zotin Trump se kishte vënë në shënjestër “dinjitetin dhe vetëbesimin” e grave dhe se të gjitha gratë e kuptojnë se çfarë ndjesie shkakton një gjë e tillë.
Nga ana e tij zoti Trump e akuzoi zonjën Clinton se nuk ishte një përkrahëse e vërtetë e të drejtave të grave.
Përsa i takon politikës së jashtme, Hillary Clinton tha se nuk do të dërgonte trupa tokësore në Irak, pasi Shteti Islamik të mposhtet në Mosul.
Ajo tha gjithashtu se Syria do të mbetet një vatër terrorizmi përsa kohë të vazhdojë lufta civile, duke shtuar se do të këmbëngulë për një hapësirë të sigurt ajrore dhe zona të sigurta për të mbrojtur civilët.
Zonja Clinton tha se kjo do t’i jepte një avantazh Shteteve të Bashkuara me rusët dhe sirianët për të arritur një marrëveshje.
Zoti Trump tha se Mosuli ra në kontrollin e Shtetit Islamik për faj të administratës së zotit Obama, përfshirë zonjën Clinton si Sekretare e Shtetit.
Ai tha se Irani duhet të falenderojë Shtetet e Bashkuara se, duke thënë se Irani “po merr nën kontroll” Irakun.
Ai tha gjithashtu se Presidenti sirian, Bashar al-Assad është më i fortë se zoti Obama dhe se vendimet e këqija që të Shteteve të Bashkuara, janë pjesërisht përgjegjëse për katastrofën humanitare në Siri.
Debati u mbyll siç filloi: pa shtrëngim duarsh të kandidatëve.