UÇK-ja refuzon të intervistohet nga Tribunali Special

Gjykata Speciale që nga fillimi i punës, ka ftuar një numër të madh të ish-ushtarëve të UÇK-së. Ndër të ftuarit është edhe Raimonda Rreci, ish-pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, Rreci nuk po pranon të intervistohet nga kjo gjykatë dhe intervistomi i saj pothuajse është suspenduar, kështu ka bërë të ditur vet Rreci.

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po ashtu ka treguar arsyet se pse nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ajo ka thënë se nuk i është përgjigjur kësaj ftesës pasi që kjo e fundit nuk i ka ofruar asaj informatat që i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Rreci ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

“Jo në të parën, patjetër në të dytën, nëse drejtësia vërtetë ekziston. Sa i përket intervistës e tera është suspenduar thuajse, meqë unë refuzojë të intervistohem pa pranuar informata me konkrete në lidhje me çka unë mund të cilësohem, p.sh: dëshmitare”, ka thënë Rrecinë, një prononcim për lajmi.net.

Në dhjetori të viti 2018, Rreci kishte njoftuar se kishte pranuar një ftesë për intervstim nga Gjykata Speciale.

Vet Rreci kishte deklaruar se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës edhe nëse deklaratat e saj nuk do t’i pëlqejnë dikujt.

“Nuk kam plane te mos i përgjigjem gjykatës pa marr parasysh se në çfarë cilësie. Nuk kam asgjë të fsheh, mbase deklaratat e mia nuk do ju pëlqejnë por unë do i përgjigjem”, kishte deklaruar Rreci.

Ndër të ftuarit e kësaj gjykate kanë qenë edhe figura të profilit të lartë si Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Blerim Kuqi e Rrustem Mustafa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu