Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni Menduh Thaçi pas takimit të sotëm me ambasadorin amerikan Xhes Bejli deklaroi se qëndrimi i përbashkët është se zgjedhjet janë pika e parë, por kryesore, e cila do të demonstrojë gatishmëri të Maqedonisë si shtet në të cilin zbatohen zgjedhjet.
“Konstatuam se nuk janë të rëndësishme vetëm institucionet dhe individët, por shumë e rëndësishme është vullneti politik i të gjithë subjekteve të cilët do të marrin pjesë në këtë proces”, tha Thaçi.
Në pyetjen e gazetarëve për njësinë zgjedhore 6, Thaçi tha se ajo është problem, etnik por edhe mes partive të shqiptarëve, për çka ka treguar edhe në takimin e liderëve.
Lidhur me punën e PSP-së Thaçi tha se nuk dëshiron të flasë, kur flet drejtësia dhe se vlerësime politike mund të japë në fund të procesit. /Telegrafi/