Koreja e Veriut ka tentuar sërish të lëshojë një tjetër raketë me rreze të ndërmjetme, por rezultoi një përpjekje e pasuksesshme, raporton “BBC”.
Ky është testi i dytë i dështuar nga Koreja e Veriut në më pak se një javë pas provave të vazhdueshme të një rakete Musudan, e cila është llogaritur se ka një gamë prej 4,000 kilometrash.
Sipas medieve, dyshohet se kjo raketë ka patur si destinacion të godasë bazat amerikane në Guam.
Ekspertët kanë frikë se raketa mund të bëhet funksionale në fillim të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, SHBA-të e kanë dënuar rëndë këtë tentativë, duke e cilësuar si një “tjetër provokim”. /albeu.com/