Vrasja e Harun Aliut, Prokuroria Speciale duhet ta hetojë

Vrasja e mistershme e Harun Aliut- njërit nga themeluesit të UÇK-së në Maqedoni është e mbyllur, por deri tani nuk ka ndonjë iniciativë që hetimi i dosjes së vrasjes së tij të merret nga Prokuroria Speciale, informon INA.

Nuk dihet arsyet se si asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nuk kanë ndërmarrë nismë për të çuar kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale.

Nga Prokuroria Speciale theksojnë se çdo rast i dyshuar për kryerje të veprave të rënda penale, do të jetë në shqyrtim, por duke mos saktësuar edhe këtë rast.

Ai në rrethana të mistershme u vra më 12 maj 2010, siç u tha nga MPB në dalje të Radushës, por gjithnjë ka pasur spekulime të ndryshme, se a ka qenë aty vendi i ngjarjes së vrasjes.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu