Zëdhënësi I Partisë Demokratike Shqiptare Luan Tresi ka pohuar se, PDSH gjatë periudhës duke qenë në qeveri, ka marrë me zor atë që i ka takuar.
“Dallimi i PDSH dhe BDI është se PDSH gjatë periudhës kur ka qenë në qeveri ka marrë me zor atë që i ka takuar, ndërsa BDI jo që nuk janë në gjendje të marrin, por edhe të kërkojnë nuk dinë”, pohoj Tresi.
Këto pohime Tresi i bëri në emisionin Rruga e Drejtë në Televizionin Alsat-M.