Lista më e re globale për universitet më të mira në botë sapo ka dalë dhe nuk është çudi të dini që vendin e parë e mban universiteti i Oksfordit.
Ja lista me 10 universitetet më të mira në gjithë botën.
Universiteti i Oksfordit, Mbretëri e Bashkuar
Instituti i Teknologjisë i Kalifornisë, ShBA
Universiteti i Stanfordit, ShBA
Universiteti i Kembrixhit, Mbretëri e Bashkuar
Instituti i Teknologjisë Massachusetts, ShBA
Universiteti i Harvard, ShBA
Univeristeti i Princeton, ShBA
Kolegji Imperial Londër, Mbretëri e Bashkuar
ETH, Zyrih, Zvicër
Universiteti i Kalifornisë, ShBA
Është hera e parë që një universitet jashtë Shteteve të Bashkuara ka kryesuar renditjen, duke kapërcyer vendin e parë të vitit të shkuar, Institutin e Teknologjisë së Kalifornisë.
Zëvendëskancelarja e Universitetit të Oksfordit, Louise Richardson, e përshkruan arritjen e vendit të parë shumë thjesht. E gjitha ka të bëjë me rekrutimin e studentëve më të mirë, thotë ajo, pasi çdo universitet është po aq i mirë sa akademikët të cilët tërheq.
Ajo ka të drejtë, të paktën pjesërisht. Rezultatet e kërkimeve shkencore dhe reputacioni i akademikëve përbëjnë një pjesë të madhe të suksesit të institucionit.
Por, renditja nga Times Higher Education është renditja më e plotë globale, duke u bazuar në 13 tregues të veçantë të performancës dhe duke vlerësuar institucionet në misionet e tyre të veçanta, jo vetëm në kërkimin shkencor, por edhe në mësimdhënie, transferimin e njohurive dhe pikëpamje ndërkombëtare./albeu.