ISIS-i ka marrë peng 550 familje dhe i përdor si mburoja njerëzore

Një komunikatë nga Kombet e Bashkuara po shqetëson mbarë botën pasi ato shprehen të shqetësuar pasi ISIS-i ka marrë peng 550 familje nga fshatrat e Mosulit dhe po i përdor si mburoja njerezore.

Ravina Shamdasani, zëdhënëse e Zyrës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha për CNN se 200 familje nga fshati Samalia dhe 350 familje nga Najafia u detyruan të largohen të hënën dhe u dërguan në Mosul në atë që duket të jetë “një politikë e dukshme nga ISIS-i për t’i parandaluar civilët të ikin. ”

Përleshjet ishin ne vazhdim në pjesën jugore të qytetit, të premten në mëngjes, thanë zyrtarët e sigurisë./albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu