“Po vijnë rusët”. Putin merr një vendim të papritur, alarmohet NATO (FOTO)

Flota ruse që ishte nisur për në Mesdhe duke për t’i ardhur në ndihme Bashar Al Asadit ka ndryshuar qëllimin e daljes prej porteve të Rusisë Veriore duke marrë një itinerary të ndryshëm nga ai i parashikuari. Ndërkohë që parashikohej që gjatë udhëtimit për në Detin Mesdhe pilotët rus të trajnoheshin me aeroplanmbajtësen “Admiral Kuznjecov”, flota ruse e përbërë nga tetë luftanije dhe disa nëndetëse është futur në Detin e Veriut duke alarmuar vendet e NATO-s.

Planifikohet që ajo të kalojë ne ngushticën që ndaj Britaninë e Madhe me Francën, gjë e cila ka detyruar komandën e NATO-s që të nisë drejt saj disa anije vëzhgimi të Britanisë së Madhe dhe Norvegjisë.
Përballë këtij veprimi të NATO-s, Putin ka marrë një vendim tjetër që do të rrisë edhe më tepër tensionet në zonë. Ai ka urdhëruar edhe një tjetër flotilje që të kthehet nga udhëtimi për në Mesdhe duke u futur në Detin e Veriut që të përballet me anijet e NATO-s./Albeu

rusi rusi1 rusi2 rusi3 rusi4 rusi5 rusi6 rusi7 rusi8 rusi9


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu