Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se rruga drejt Bashkimit Europian është jetike për vendin e tij, mirëpo Bashkimi Europian duhet ta kuptojë se Serbia nuk do të reagojë ndaj presioneve.
“Ne e duam shtetin në BE, mirëpo nuk mund të hyjmë në BE pa shtet. Do të integrohemi në Bashkim Europian, në një mënyrë të tillë që do të vazhdojmë së respektuari interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe për këtë arsye, ne presim që BE-ja ta kuptojë se Serbia nuk reagon ndaj presioneve”, ka thënë Daçiq në një konferencë për shtyp të premten, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se Serbia ka një politikë të jashtme të pavarur dhe se vetëm kur ajo është anëtare e BE-së, do të jetë në pozitë që zëri t’i dëgjohet.