Pse mungojnë barnat me udhëzim mjekësor në Lagjen e trimave në Kumanovë?

Ka një vit e gjysmë që në Lagjen e trimave në Kumanovë, në barnatoren Demetra mungojnë barnat me udhëzim mjekësor, barna që janë shumë më lirë sesa blerja në mënyrë private, shkruan TetovaSot.

Këtë problem  punonjësit e barnatores të cilët nuk duan që t`i zbulohet identiteti thuan se ka ardhur nga ministria e shëndetësisë si dhe vlen për të gjitha barnatoret, jo vetëm për to. Por, banorët e Lagjes së trimave mendojnë se ky problem është vetëm te kjo barnatore në Lagjen e trimave, pasi që në pjesët tjera të qytetit barnat mund të blihen me udhëzim mjekësor që kushtojnë edhe më lirë.

A ekziston qasje selektive e ministrisë së shëndetësisë ndaj Lagjes së trimave që ka mbi 10.000 banor, aq sa ka një qytet i zhvilluar maqedonas?!/TetovaSot/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu