Kryetari i Lidhjes Sociale Demokrate të Maqedonisë dhe komunës së Strumicës, Zoran Zaev, ka premtuar se të gjithë qytetarët e Maqedonisë do të marrin pension social minimal pasi ai vlerëson se ka qytetarë që nuk mund të blejnë as bukë për të ngrënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
”Ejani të merremi vesh që të ndryshojmë Maqedoninë.” kështu e ka nisur bisedimini me të gjithë qytetarët që ai i ka takuar nëpër rrugë që të bisedojë për gjendjen e tyre.
”Pensionistët nuk mund t’i lëmë rrugëve. Të gjithë qytetarëve do të ju sigurojmë ndihmë sociale për të blerë të paktën një copë bukë. Varfëria e ka kapluar Maqedoninë tonë. Turp.” tha mes tjerash Zaev, i rrethuar me qytetarë./Telegrafi/