Mbrëmë janë zhvilluar drama në DSK, në stacionin policor ‘Beko’ në qendrën e Shkupit dhe në oborrin e Ministrisë për Punë të Brendshme ku Katica Janeva është përballur me pushtetin dhe nëpërkëmbëzat për të pënguar hetimin e saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasi e liroi hetuesin nga kthetrat e policisë, ajo shkoi tek objekti i MPB-së për të takuar ministrin Oliver Spasovski.
Janeva ishte para derës kryesore të MPB-së por polici kujdestarë e pengonte hapjen e derës.
Duhej që ndihmësja e Janevës, Lençe Ristoska, të telefonoj ministrin Oliver Spasovski dhe dera të hapet.
Më vonë Spasovski i premtoi se mjetet për ndekjen e komunikimeve do të jenë të sigurta.
Sot PSP përsëri është futur në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim./Telegrafi/