Filloi regjistrimi i votuesve të diasporës

Prej sot fillon regjistrimi i votuesve të cilët jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të votojnë për zgjedhjen e tre deputetëve në njësinë e shtatë që mbulon diasporën. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka lansuar në faqen zyrtare edhe ueb aplikacionin ku mërgimtarët mund të paraqiten në mënyrë elektronike që është kusht për të fituar të drejtën për votim në diasporë.

Aplikacioni është në dy gjuhë, maqedonase dhe gjuhën shqipe. Pas dhënies së numrit amzë, hapet aplikacioni ku qytetarët duhet të japin të dhënat e tyre personale, si dhe të dhëna të tjera bashkë me shtetin në të cilin jetojnë dhe duan të votojnë. Këtë vit për dallim nga zgjedhjet e kaluara, diaspora përbëhet nga një njësi zgjedhore, ndërsa partitë dhe listat e pavarura do të garojnë me një listë të përbërë nga tre kandidat. Për zgjedhjen e një deputeti nevojiten të paktën 6500 vota. Me modelin e ri janë rritur edhe gjasat që shqiptarët të fitojnë të paktën një ose dy deputetë në diasporë./shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu