Google ka hyrë në rredhin e kompanive e cila përdor regjistrimet zanore të klienteve për të i përmirësuar produktet e saj, duke thyer kështu privatësinë e njerëzve.Pasi që u bë e ditur kjo nga kompani të tjera, Google ka pranuar se i jep punëtorve qasje në disa incizime audio të telefonave Android dhe nga “Google Home”.
Gjiganti i teknologjisë ka thënë se ky incizim bëhet në mënyrë që të përmirësohet zëri i aktivizuar nga google assistant, me një fjalë të shihet se çka i mungon.
Mirëpo, problemi qëndron se disa incizime janë pranuar edhe kur përdoruesit nuk i kanë aktivizuar ose nuk i kanë përdoru fjalët të cilat aktivizohen ato si: “Hey google” ose “Ok google”. Këto incizime përfshijnë biseda familjare dhe private.
Google tha se aktualisht janë duke e berë një rishikim dhe deklaruan se do të sigurohet se asnjë audio mos të bëhet publike në të ardhmen.