Shpesh në diskutime me prindërit do të kuptoni se shumica prej tyre tregojnë se kanë fëmijë inteligjentë. Kjo sepse çdo prind e cilëson fëmijën e tij si inteligjent. Dashuria që kanë për të vegjlit e tyre i bën të mendojnë se çdo gjest apo çdo mendim i tyre është i mençur.
Megjithatë, ekspertët e psikologjisë kanë dalë në përfundime se në fakt fëmijët që janë inteligjentë të lindur kanë disa karakteristika të përbashkëta. Nëse edhe fëmijët tuaj i kanë këto karakteristika, atëherë me siguri ata kanë një inteligjencë të lindur. Megjithatë, edhe nëse nuk i kanë kjo nuk do të thotë se ata nuk janë inteligjentë sepse inteligjenca e fëmijëve është shumë individuale dhe ata spikasin në fusha të ndryshme.
- Kanë një interes shumë të fortë ndaj shkencës ose literaturës.
- Kanë memorie më shumë se të mirë dhe mbajnë mend çdo detaj.
- Kanë aftësi për të zbërthyer pikturat abstrakte dhe dinë të konceptualizojnë.
- Janë të prirur të pranojnë kompleksitetin dhe ta kuptojnë atë.
- Dinë të disiplinojnë veten dhe nuk kanë nevojë për kontrollin e prindërve apo mësuesve.