Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se edhe Kosova, edhe Turqia vendimet e tyre i marrin në mënyrë të pavarur pavarësisht raporteve të mira që kanë mes vete. Në këtë mënyrë, Thaçi i është përgjigjur një asamblisti italian në Seminarin e NATO’s që po mbahet në Prishtinë lidhur me raportet Kosovë-Turqi.
“Kosova eshë Kosovë dhe Turqia është Turqi. Ne jemi vend sovran, vendimet i marrim vet. Kemi raporte të mira bilaterale”, ka thënë Thaçi. Seminari i NATO’s po i mban punimet për herë të parë në Prishtinë dhe po marrin pjesë dhjetra shtete që janë pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.