Etrit Berisha po tregon një formë të jashtëzakonshëm në Serinë A, teksa javë pas jave po arrin që të jetë më i miri në fushën e lojës. Skuadra e radhës që ka vuajtur formën e tij mjaft mirë të tij është Interi, që u detyrua të dilte pa pikë nga Bergamo.
Ndeshja përfundoi 2-1 në favor të Atalantës që fitoi me përmbysje.
Atalanta zhvilloi një ndeshje mjaft dinjitoze, teksa ishte e para që kaloi në avantazh që në minutën e 10-të me Masiellon. Miqtë do të arrin që të barazonin vetëm në pjesën e dytë me Eder, i cili lëshoi një goditje të fortë, e cila nuk mundi të ndalej nga Berisha.
Gardiani i portës së Atalantës u tregua vendimtar në disa momente, teksa spikat një pritje në minutat e fundit ndaj Perisic, i cili lëshoi një të majtë të hidhur në hyje të zonës, por Berisha priti me vendosmëri. Në fundin e ndeshjes bergamaskët fitojnë një 11-metërsh që kthehet në gol nga Pinilla.