Kasami: Me 11 dhjetor do t’i heqim qafe shërbëtorët shqiptarë të Gruevskit

“Ne perballemi me më të rëndën që mund të përballet një popull – me përbuzjen që na e bënë ata të cilëve iu besuam dhe i votuam në të kaluarën! Andaj, Lëvizja BESA fitoren e 11 dhjetorit nuk e bazon në numrin e deputetëve, por ne rikthimin e dinjitetit që këtij populli ia vodhën hajdutët e BDI – së.

Unë më shumë se kryetar i Lëvizjes BESA që do t’i fitojë zgjedhjet e 11 dhjetorit, ndjehem si njëri nga qindra mijëra votuesit që në ditën e zgjedhjeve do ta rikthejnë dinjitetin dhe do t’i heqin qafësh përbuzësit më të mëdhenj të shqiptarëve të Maqedonisë – shërbëtorët shqiptarë të VMRO – DPMNE’së.

Levizja BESA nga dita në ditë fuqizohet dhe bëhet forca e vetme që mund t’i rikthejë vlerat më të larta, që e shpëtuan shqiptarinë edhe atëherë kur nuk kishte as parti dhe as institucione siç është vetë BESA dhe vlerat e shenjta familjare dhe njerëzore”, ky ka qenë reagimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas publikimit të anketës së Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM).

Ky institut, i cili njihet për saktësi maksimale, në anketën të publikuar ka bërë të ditur se BDI dhe BESA janë në garë të ngushtë në këto zgjedhje me një diferencë minimale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu