Çair, pushtetarët kanë lënë gropa para spitalit gjinekologjik

Rrugët e Serovës, më saktësisht rruga “Dizhonska” është rrugë shumë e ngushtë dhe paraqet pengesë për qarkullim të lirshëm qoftë të qytetarëve, qoftë edhe të veturave. Trotoaret e kësaj lagje janë të mbushura me vetura, gjë që e bënë të vështirë kalimin e banorëve, ndërsa ata që rrezikohen më së shumti janë fëmijët që banojnë aty për shkak se frekuentimi i veturave në atë pjesë është shumë i madh shkaku i afërsisë së lokacionit të spitalit. Qytetarët e këtij vendbanimi ankohen se në këto rrugë nuk mundë të kalojnë dy vetura njëkohësisht dhe nuk punohet aspak në drejtim të përmirësimit të këtij problemi.

“Të ngushta janë mjaft, ka nevojë për rinovim sigurisht, çka punojnë, çka nuk punojnë, dil në anën tjetër të urës Paris, ndërsa këtej urës Afrikë”, thotë njëri nga banorët.

Qytetarët gjithashtu kërkojnë që këto rrugë të rinovohen përshkak se pikërisht këto, janë rrugëtqë shpiejn drejt spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza”, dhe në rast nevoje të ndonjë intervenimi të shpejtë është shumë vështirë të arrihet në kohë.

“Jo pengojnë, nuk e di si kalojnë fëmijët, mos të them ne më pleqtë. Çfarë, rrugë janë këto…Mos dhashtë Zoti ndonjë lindje apo diçka s’mund të vijnë deri tek spitali”, thotë një qytetar tjetër.

“Pengojnë se edhe spitali është, nuk ka parking ja njerëzit i kanë lënë veturat nëpër rrugë…në vend që të parkohet vetura ndokund e len atë në rrugë dhe e pengon edhe tjetrin, njerëzit ja kalojnë në këmbë, kalojnë me vetura, me të vërtetë pengojnë”, thotë njëri nga qytetarët e anketuar.

Ka edhe prej banorëve që mendojnë se shkak i këtyre rrugëve të prishura, janë mos investimi dhe mos intervenimi i komunës së Çairit.

“Gjithë veturat i prishin edhe njerëzit kur kalojnë ju pengojnë…Çfarë të bësh komuna nuk interesohet fare. Edhe rrugët më tutje janë të prishura, nuk ka asnjë rrugë siç duhet”, thotë njëri nga banorët e lagjes.

Kjo është vetëm një nga rrugët në Komunën e Çairit, që ka probleme të kësaj natyre dhe që në një farë mënyre lihen anash nga autoritetet kompetente.


Çair, pushtetarët lanë gropa para spitalit… by tvshenjaofficial

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu