Menduh Thaçi takim me banorët e Dobërdollit

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) dhe lideri i saj Menduh Thaçi të Dielën në komunën e Negotin-Vrapçishtit vazhduan me programin e takimeve me strukturat e partisë. Takimi qendror u mbajt në shkollën fillore në Dobërdoll.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në fjalimin e tij mes tjerash deklaroi se shqiptarët si asnjëherë më parë janë në një situatë shumë të vështirë ekonomike, në papunësi, në borxhe dhe varfëri, me dinjitet dhe krenari të thyer. Situata akoma po vështirësohet edhe me fluksin e të rinjve shqipëtar që lëshojnë vendlindjen për të gjetur punë në shtetet e evropës, duke lënë kështu shumë familje të ndara. Për gjthë këtë situatë të rëndë Kryetari Thaçi fajsoi politikën e mbrapsht të BDI-së, të cilët të kapur në krim e korrupcion, të dorëzuar e të nënshtruar, legjitimuan plaçkitjen e organizuar të parave të shqiptareve, duke i lënë ata pa asnjë perspektivë.

“Kjo situatë e rëndë do të ndryshoj në momentin kur vullneti politik i shqiptarëve do të shkojë drejt përcaktimi dhe platformës së Partisë Demokratike Shqiptare, që në veti përmban dy shtyllat e saja kryesore – vendimmarrjen me konsensus dhe ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit – tha Thaçi.

Thaçi gjithashtu theksoi se Partia Demokratike Shqiptare të do veprojë fuqishëm për ta ndryshuar këtë situatë të rëndë për shqiptarët në Maqedoni, duke premtuar faljen e kamatave për borxhet publike, si dhe rishqyrtimin e të gjitha proçeseve të montuara gjyqsore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu