As 5% e nënave vetë-ushqyese nuk kanë shtëpinë e vetë, fëmijët e tyre nuk kanë prioritet për pranim në çerdhe, sepse u është pamundësuar edhe punësimi i tyre, shkruan novatv.
Një prej tyre është Rosana Stojanoviq, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënisë, me dy fëmijë të mitur dhe së cilës i vdiq bashkëshorti para tre muajsh. Ajo apelon për ndihmë që dimrin mos ta kalojë në rrugë.
Nënat vetë-ushqyese nuk janë të përjashtuara vetëm nga shoqëria, nga institucionet, por edhe nga familjet dhe rrethi, tha në emisionin “Proces” Doroti Paçkova nga shoqata e prindërve të një gjinie “Njëra mundet”.