LKSHM përuroi këto libra në kuadër të Panairit të Librit në Frankfurt në stendën e Kosovës

Dje, respektivisht të shtunën më 22 tetor, në stendën e Kosovës në Panairin e Librit më të madh në Botë në Frankfurt, u mbajt një Përurim Letrar ku në prani të shumë vizitorëve, artdashësve dhe miqëve të librit, u promovuan librat:
1. ANTOLOGJIA “VARGJE PËR NËNËN” kushtuar të shenjtës sonë NËNË TEREZËS, botim dhe punë e vyer e LKSHM ( Hasan Qyqalla dhe Fran Tanushi),
2. PORTRETE REALE, roman NAZMI RUDARI
3. NËNA LUTET PËR NE, dramë kushtuar NËNËS TEREZË, tëshkrimtarit Abdullah Zeneli, sh.b “BUZUKU”.
Sivjet si çdo vjet tjetër stenda e Kosovës ishte njëra ndër stendat më të bukura dhe të rregulluara ku mbishkrimi i artë KOSOVA shkëlqente, e çka është më e rëndësishmja, në dallim nga dy stendat e Shqipërisë, ishte më e pasur dhe më kualitative për nga ekspozimi i librave shumë me vlerë artistike, historike dhe shkencore. Vizitorët ishin të kënaqur me librat e ekspozuar ku edhe interesimi i lexuesit ishte në nivel të kënaqshëm.
Në këtē përurim morën pjesë edhe shumë poet e krijues nga e tërë Gjermania.
LKSHM falënderon shtëpinë botuese BUZUKU gjegjësisht editorët e saj, shkrimtarin Abdullah dhe Besian Zenelin, të gjithë autorët që me poezitë e tyre kontribuan që të del në dritë Antologjia VARGJE PËR NËNËN, mediat nga RTK, dhe të gjithë ata që me prezencën dhe interesimin e tyre madhështuan këtë përurim letrar për nder të shenjtërimit të NËNËS TEREZË dhe përvjetorit të vdekjes së saj.
Urojmë që viteve të ardhshëm kjo shtëpi botuese BUZUKU dhe stenda e Kosovës të kanë edhe më shumë suksese dhe të kemi edhe më shumë libra, që mërgimtarët në vend të mallit për Atdheun, të kanë mundësi ta ushqejnë shpirtin me librin SHQIP dhe përmes tij të janë sa më afër Atdheut të tyre.

Sektori për informim i LKSHM

panair

panair1 panair2 panair3

panair4


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu