Për herë të parë janë bërë publike fotografitë sekrete të bunkerit ku qëndronte Kryeministri i Britanisë së Madhe Winston Churchill gjatë periudhës së luftës.
Churchill strehohej në këtë bunker nëntokësor dhe organizonte planin për rënien e Adolf Hitlerit, duke dhënë urdhra për sulmet ndaj ushtrisë naziste.
Bunkerët janë ndërtuar në vitin 1939 dhe u braktisën në vitin 1945 pas dorëzimit të Japonisë.
40 vite më pas, ky vendstrehim i sigurt u hap për publikun e gjerë, për ta parë se ku qëndronte Churchill gjatë luftës më të egër botërore. /albeu