Iraku përgënjeshtron se ushtarët turq marrin pjesë në betejën për Mosulin

Turqia nuk merr pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit nga grupi “Shteti Islamik”, theksohet në kumtesën e komandës irakiane.

Ankaraja paraprakisht kumtoi se ofron mbështetje ushtarake në këtë betejë.

“Komanda operative irakiane mohon se Turqia merr pjesë në çfarëdo forme të operacioneve për çlirimin e Ninevias, provincë qendër e së cilës është Mosuli”, thuhet në kumtesën e komandës.

Dje, kryeministri Binali Jilldirim deklaroi se artileria turke ka goditur pozita të SHI-së në Irakun verior në qytetin Bashika, rreth 25 kilometra nga Mosuli. Ai precizoi se intervenimi është kryer me kërkesën e luftëtarëve kurdë të Irakut Peshmerga, të cilët luftojnë kundër xhihadistëve të kësaj zone.

Ditëve të fundit kurdët irakianë u ankuan se koalicioni ndërkombëtar antixhihadist, i kryesuar nga SHBA-ja, shkakton shumë pak sulme ajrore si mbështetje e ofensivës së tyre tokësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu