LR-PDSH: Katër koordinatorë të nëndegëve të Lëvizjes BESA kaluan në partinë tonë

“Sot në selinë qendrore të Lëvizjes për Reforma PDSH, 4 koordinatorë të nëndegëve të Lëvizjes Besa, 1 anëtar i kryesisë së degës së Tetovës dhe 1 anëtar i këshillit nismëtar kaluan në radhët tona”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes për Reforma PDSH.

Nënkryetari i Lëvizjes për Reforma PDSH, Agon Ferati, ashtu si[ theksohet në kumtesë, sot përpara mediave paraqiti grupin e aktivistëve të Lëvizjes Besa, të cilët nga dita e sotme i bashkëngjiten Lëvizjes për Reforma PDSH.

“Në vazhdën e unifikimit të trupit votues opozitar, sot kishim në takim 4 udhëheqës të nëndegëve të Lëvizjes BESA, 1 anëtar të këshillit nismëtar dhe 1 anëtar të kryesisë së degës së Tetovës. Me miqtë tanë të rinj, biseduam për rëndësinë e bashkimit të forcave për të luftuar një qeverisje jodemokratike, që nuk ofron perspektivë për të rinjtë, që ka braktisur rrugën e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve për hir të interesave të tyre të ngushta, ndërkaq, shuajtën me vetëdije të plotë shpresat për të bërë diçka më të mirë për qytetarët e saj”, tha Ferati.

Në kumtesë, më tej shtohet se ish koordinatori për themelimin e strukturave në degën e Tetovës i Lëvizjes Besa, Arlind Murtezani për mediat deklaroi:

“Ne jemi nismëtarët e themelimit të strukturave të Lëvizjes Besa në degën e Tetovës. Gjithmonë kemi pas dëshirë dhe vullnet që të shohim të bashkuar shqiptarët, por ky vullnet u keqpërdor nga ana e disa personave në udhëheqësinë e Lëvizjes, prandaj sot në konsultim me këto nëndege dhe anëtar vendosëm t’i bashkëngjitemi Lëvizjes për Reforma PDSH”, tha Murtezani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu