Zaev në garë me Thaçin dhe Ahmetin

Në kulaçin politik shqiptarë, synimit për votën shqiptare i shtohet edhe LSDM-ja, e cila ka nominuar kryetarin e saj Zoran Zaev për bartës liste në Njësinë 6 zgjedhore, duke rivalizuar kështu me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe liderin e BDI-së, Ali Ahemti, shkruan Gazeta KOHA.

Siç flitet jozyrtarisht në partinë e Zaevit, menjëherë pas tij kandidat për deputet do të jetë shqiptar edhe nga atë nga grupi i Revolucionit Laraman dhe nga organizatat joqeveritare, por edhe në Njësinë e parë, të dytë dhe në Njësinë e pestë zgjedhore njëri ndër pestë të parët në listën e LSDM-së do të jetë shqiptar, ndërsa emri më i mundshëm është i Edmond Ademit dhe i Muhamet Zekirit.

Burime e gazetës brenda LSDM thonë se kjo parti synon të fitojë VMRO-në në Njësinë e parë, të dytë dhe të pestë, duke shpresuar edhe në disa mijëra votues shqiptarë, kurse në Njësinë tre dhe katër do të rivalizojnë fyt për fyt partinë e Gruevskit

Në kampin e majtë opozitar nuk priten të shkojnë gjërat mirë sidomos me listat për deputetët, ngaqë në LSMD shihet një tendencë e futjes më shumë në lista e shoqërisë civile dhe nga shqiptarët, gjë që nuk i shkon për shtati partive aleate, sidomos Partisë së Re Socialdemokrate dhe Partisë Liberale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu