Kjo është pëplasja e re mes VMRO-së dhe LSDM-së

Vazhdojnë akuzat e partisë opozitare, VMRO-DPMNE, ndaj partisë në pushtet LSDM-së. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski, thotë se Zoran Zaev dhe LSDM jetojnë në një botë joreale dhe të imagjinuar. Ata manipulojnë me qytetarët për pagën mesatare mbi 400 euro, e cila jo vetëm që nuk është rritur, por ka rënë për 4.5%.

“Zaev dhe LSDM në dhjetor të vitit 2018 nxituan të lavdërohen se paga mesatare ka kaluar mbi 400 euro, ose 25.784 denarë, dhe gënjeu publikun për gjendjen reale. Menjëherë pas kësaj ne pamë që nga janari deri në maj 2019, pas vetëm disa muajsh pas lavdërimeve të Zaevit dhe LSDM-së, paga mesatare zbriti në 1.113 denarë, ose 4.5% më e ulët se sa ishte në dhjetor të vitit 2018”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

LSDM përgënjeshtron akuzat dhe thotë se opozita tenton të shtrembërojë realitetin.

“Faktet i demantojnë përpjekjet e dëshpëruara të VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit për të shtrembëruar realitetin, ekonomia po rritet, paratë përfundojnë tek qytetarët. Për dallim nga koha e VMRO-DPMNE-së kur paratë e qytetarëve shkuan për stiropol, pallate të bardha dhe projekte të tjera të fryra joreale, sot qeveria e udhëhequr nga LSDM u kthen paratë qytetarëve dhe shumë para përfundojnë në buxhetet familjare”,- thuhet nga LSDM.

Nga LSDM gjithashtu theksojnë së shkalla e papunësisë është ulur për 17.8 për qind dhe për dy vite me radhë janë punësuar 49.552 persona, kryesisht në sektorin privat që është një tregues tjetër se shteti mori drejtimin e duhur të lëvizjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu