Si të parandalojmë gurët në veshka

Thuajse të gjithë njerëzit që janë ballafaquar me gurë në veshka pohojnë se është një prej dhimbjeve më të këqija që e kanë përjetuar.

Posa të diagnostikoheni me gurë në veshka, shanset për t’u rishfaqur ato pas trajtimit janë shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Prandaj, parandalimi gjithmonë është ilaçi më i mirë.

Këshilla kryesore nga doktorët është që t’i konsumoni të paktën 2 litra lëngje gjatë ditës.

Sasitë e larta të lëngjeve, e posaçërisht e ujit, i zvogëlojnë shanset e shfaqjes së gurëve në veshka për 50%.

Arsyeja se përse uji është kaq efikas është sepse e pastron tërë trupin dhe disa pjesë të gurëve mund të largohen lehtësisht.

Doktorët gjithashtu iu rekomandojnë njerëzve me gurë në veshka të konsumojnë sasi më të ulëta të mishit të kuq.

Gjithashtu është e këshillueshme ta reduktoni edhe konsumimin e pijeve të gazuara që përmbajnë acid fosforik sepse ndihmojnë në formimin e gurëve në veshka. Veç kësaj, këto pije shkaktojnë dehidratim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu