Në pres konferencën e sotme Antonio Milloshoski akuzoi Prokuroria publike speciale duke thënëse ajo është vetëm se dorë e zgjatur e LSDM-së dhe se Katica Janeven ,në këtë institucion po punëson persona të familjes së vet.
Sipas tij kulminacioni i hipokrizisë së Janevës është se në prokurorinë speciale ka punësuar nipin e vet.
“PPS –ja nuk bën asgjë tjetër vetëm se prodhon krizë në vend dhe harxhon të hollat e qytetarëve, që do të thotë se Katica Janeva nuk udhëheq kompani private, që të punëson kë të dojë dhe sa të dojë , ajo duhet ta ketë parasysh se udhëheq institucion të shtetit që është formuar nga parlamenti dhe duhet të jep raport para institucioneve dhe para qytetarëve”, shtoi më tej Millosheski .