Një biznesmen i njohur nga Shkupi, ka dhënë mbi 500 mijë euro për të hyrë në listën e deputetëve të një partie shqiptare në Maqedoni.
Lajmin e ka bërë të ditur Xhem Llamallari, i njohur si komandant “Baruti”, raporton Agjensia e Lajmeve “Ina”.
“Një biznesmen i mirënjohur dhe i suksesshëm i Shkupit, paska dhënë mbi 500.000€, mu kanë në listën e Deputetëve, në njërën Parti Shqiptare në Fyrom.
Sa ndjeva keqardhje, e njoh me familje, kemi respekt të ndërsjellë, burrë i ndershëm, por këtu ja paska huq dhe paska shkretu.
Ah bre ah, leje qe do të dëshpërohesh, sa që ka gjasa edhe bizneset me ti shkatërru, pikërisht nga ata që ju ke dhënë lek.
#Serjozishtë #KeqardhjePërTy”, ka shkruar “Baruti”. /albeu