Nëse nuk arrihen së paku 6500 vota në njësinë zgjedhore numër 7 në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, atëherë diaspora rrezikon të mbetet pa përfaqësues. Nga KSHZ sqarojnë se sipas nenit 4 të kodit zgjedhor që àet për zgjedhjen e deputetëve në diasporë, është deÞnuar qartë numri i votave që i jep mandat një deputeti në diasporë.
“Nëse nuk plotësohet ky kriterium, domethënë nuk merret ky numër i votave atëherë nga zona numër 7 nuk do të ketë deputetë, në fakt këtë e përcakton edhe neni numër katër i kodit zgjedhor ku thotë në Republikën e Maqedonisë zgjedhen 120 deputetë nga zonat prej 1 deri 6 dhe deri në 3 deputetë në zonën numër shtatë”, deklaroi Admir Shabani, KSHZ. Ndërkohë lidhur me deklaratën e fundit të kryetarit të shtabit zgjedhor të BDI-së Bekim Neziri për impenjimin e këtij subjekti për të Þtuar së paku një deputet në diasporë, eksperti politik Mersel Bilalli vlerëson se pas këtij eksodi që po i ndodh rinisë shqiptare në mungesë të perspektivës ekonomike, BDI nuk do të duhej të marrë pjesë në këto zgjedhje.”
“U pa edhe në zgjedhjet e fundit kur diaspora kishte tre deputetë në njësi të ndryshme ku realisht segmenti shqiptar as që ishte prezent, madje pati manipulime serioze nga vetë strukturat që ishin përgjegjëse. Unë mendoj se aty ku do të kishte minimum ndjenjë të përgjegjësisë morale kjo strukturë as që do kish guxim të dalë në zgjedhje”, tha analisti
politik Mersel Bilalli. Nga KSHZ sqarojnë se të drejtë vote në njësinë numër 7 kanë të gjithë qytetarët që janë rezident mbi 3 muaj në ndonjë shtet të huaj, duke dërguar dokumentacionin e nevojshëm në përfaqësinë konsulare-diplomatike ose në mënyrë elektronike në aplikacionin e KSHZ-së (www.sec.mk).
Afati për t’u paraqitur për të votuar në diasporë ka Þlluar nga 18 tetori dhe zgjat deri më 11 nëntor, apo një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Deri sot në ora 14:00, janë paraqitur 540 votues, ku 217 prej këtyre aplikimeve janë të pranuar, 19 të refuzuar dhe në fazë të përpunimit janë 304 àetparaqitje, statusi i të cilëve do të zgjidhet sot në seancë.