Një figurë e rëndësishme në Dibër pritet t’i bashkangjitet Lëvizjes BESA?

Një nga figurat më të rëndësishme të jetës publike në Dibër, i cili njihet si anëtarë i shoqërisë civile dhe kontribues në të mirë të qytetarëve, Xhemali Çupi, përflitet së fundmi se do të bëhet pjesë e Lëvizjes BESA, ndërkohë një hap të tillë thuhet se do ta bëjnë edhe shumë personalitete dhe organziata joqeveritare.

Çupi shpeshherë ka ndikuar në senzibilizimin e shoqërisë dibrane kundër ndotjes së ajrit dhe mbeturinave, gjë që ka shkaktuar panik tek pushtetit VMRO – BDI.

Madje Çupi ka qenë një nga figurat kyçe në rrethinën e Dibrës në luftën e 2001-ishit si pjesë e UÇK-së së popullit, e jo asaj partiake, por që asnjëherë nuk e ka përmendur një gjë të tillë, pasi këtë e ka bërë për shqiptari dhe Zot, thonë burime të afërta pranë tij.
Kyçja e Çupit në Lëvizjen BESA ende mbetet në rrafshin e spekulimeve, por nëse ndodh një gjë e tillë me këtë figurë BESA fuqizohet tejmase edhe në Dibër – vlerësojnë qytetarët dibranë. Videot e publikuara nga Çupi në rrjetin FB shihen mbi 60 mijë herë, kjo dëshmon ndikimin e personalitetit të tij.

Ndryshe, ditë më parë është përfolur se edhe Arben Labënishit do të kalojë në BESË, mirëpo deri më tani kjo gjë as nuk është konfirmuar, e as mohuar.

Ditë më parë u publikua një anketë ku Lëvizja Besa jo vetëm që konfirmohet si parti e dytë në bllokun politik shqiptar, por edhe diferenca e BDI-së po shkrihet dhe tashmë është minimale. Ky është rezultati i anketës së fundit të Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM) të publikuar sot. Sipas kësaj ankete, BDI është akoma në krye me 13.4%, por dallimi ndaj Lëvizjes Besa tashmë është vetëm 3%. Me 10.2% Besa është bindshëm në vend të dytë, përpara PDSH-së me 6.3% dhe LR PDSH-së e cila ka rejting prej 5%.
xhemail


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu