Xhezair Shaqiri, komandant Hoxha ka goditur përmes një postimi partitë e reja politike, që sipas tij, deri dje kanë përkrahur Alinë dhe BDI-në, ndërsa sot janë bërë patriot. Ai ka përmendur edhe atentatin ndaj tij, duke thënë se sot e asaj dite askush nuk dha përgjegjësi dhe Ali Ahmeti i kishte thënë se këtë do ta sqaronin si shokë, por kurrë nuk kishte ndodhur.
Ja postimi i plotë:
Nentor 1999 menjeher pas mbarimit te luftes se Kosoves u formuan celulat e para te UÇKombëtare dhe u dha urdheri per veprimtari ne teritorin e IRJM.
Jo nder te paret, por I pari u futa ne teritorin e IRJM dhe filluam aktivitetin ne teren formimin e strukturave te UÇK, aksione dhe grumbullimin e Armatimit.
Ne fund te vitit 2000, UÇK ne Maqedoni u organizua me sukses me disa njesite te cilet me sukses perballonin veshtiresite ne teren me aksione dhe grumbullimin e mbi 120 ton armatim, qe ishte futur pa u hetuar nga sherbimet sllave.
2001 filloi konflikti ne Tanushë
Ne at fillim shumica o nuk na njihni dhe distancoheshin nga veprimet e UÇK, o na kritikonin e kur UÇK perfundoj betejen e fundit te Haraçines me sukses para syve te botes ate her filluan lavdatat per UÇK.
Mbasi filluan bosedimet per konfliktin ne IRJM filluan vrasjet e komandanteve Telit me shokë, Tahir Sinani, Shpend Llagami. Nese ju kujtohet kisha atentat, por un mbeta xhall dhe I pash se kush me vrau mbas shpine.
Disa shok te UÇK mbas atentatit ndaj meje i kishin kapur 2 nga atentatoret dhe I kan inçizuar duke qen un ne sallat e operacionit dhe mbas 9 dite kur mua me erdhi vetedija me njoftuan se atentatoret disa janë kap disa janë strehuar ne Shipkovicë tek shtabi I Ali Ametit. Ne at kohe un menjeher mora ne telefonat Abazin apo Aliun dhe I thash shka asht kjo pabesi, personat te cilet me qelluan mbas shpine nuk i areston, por I mban afer.
Ali pisi duke belbezuar me tha .. Shiqir qe ke pshtu e ket pun do ta zgjedhom mes veti si shoke, e jo qe nuk e zgjodhi sot e kesaj dite Aliu, por asnjehere as nuk erdhi te me ben vizite sa isha me plage, e as mbrapa.
Un fillova ta akuzoi Aliun menjeher per tradhetina dhe vrasjen, e shumica as qe qanit koken per plaget tona dhe shiqonit ne Aliun komandant suprem, kush ma afer dhe ma shpejt ti afrohet Aliut me aktivitete. As qe ju interesojke te ndegjojn fjalet tona dhe tani mbas shum viteve vazhdojne vrasjet por ka ende naiva qe besojn ne BDI deri sati zen belaja.
Tani lum per ne ma kan dal disa parti politike te reja me lider te rinj te cilet veq xhenetin qe spo jau premtojn kurse deri dje dora ju thaft kan votuar Ali BDI-ne dhe kan perfituar me poste te ndryshem nga vuajtjet e viktimave te BDI.
Siç po e shoh unë, ende Alia me liderët e rinj kanë me ju rrejt.
Qysh është populli edhe liderët i zgjedh.
PPD, PDSH, BDI, RDK, LR PDSH, BESA, UNITETI, mundohuni të ktheheni mbrapa dhe analizoni se sa kohë të gjatë kanë qëndruar nëpër partitë politike të cilat ja kemi parë sherrin. Këta liderët e rinj derisa kanë pasur poste dhe përfitime as ZANI nuk ju ka dëgjuar për padrejtësitë tuaja dhe sot përnjëherë janë bërë të dijshëm, patriot, intelektual, etj.
P.S. Mos e leni anash asnjë lider partie pa e analizuar se në cilën parti ka qenë në kohën kur ju keni pasur nevojë dhe a ju ka dëgjuar zërin për problemin tuaj”, reagoi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook. /InfoShqip