Adem Jashari nuk ka folur me Thaçin në 6 vjetët e fundit të jetës së tij

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, në një emision ka folur edhe për raportet ndërmjet Hashim Thaçit dhe Adem Jasharit.

Ai ka thënë se në gjashtë vjetët e fundit të Adem Jasharit nuk ka pasur komunikim me Thaçin.

“Unë e kam ditur këtë ngjarje, dhe kurrë nuk kam dashur të përfitoj mbi relacionin jo të mirë të dikujt jo sidomos kur kanë qenë gjallë. Besoj se kam bërë mirë, por jo rrallë herë heshtja më ka kushtuar edhe mua”, tha ai.

Selimi ka folur edhe rreth sulmit të forcave serbe ndaj familjes Jashari më 1997, duke thënë se ka qenë e pamundur ndihma për shkak të rrethimit të madh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu